Panik ne gjimnazin e Lacit

Mengjesin e sotem rreth 35 nxenes te gjimnazit nga zona e Fushe-Kukesit ne rrethin e Kurbinit u shtruan me urgjence ne spital.
Ata thone se jane helmuar nga substance e panjohur qe nje dite me pare solli te njejten gjendje tek 3 nxenese dhe dy mesuese ne kete shkolle.
Mjeket jane duke kuruar gjimnazistet te cilet ne shumice jane femra. Ato shfaqin shenja intoksikimi por ne shumicen e rasteve behet fjale per panik mes adoleshenteve.
Mjeket thone se lajmi per helmimin e tre shoqeve te tyre ka krijuar stres te forte te gjimnazistet te cilet pretedojne se edhe ata jane helmuar.
Policia nderkohe ka zbrasur teresisht shkollen dhe ka nisur kontrollin e territorit per te gjetur lenden intoksikuese. Shkolla eshte mbyllur per nje kohe te pacaktuar.