E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në lagjen “24 Maji” në Vlorë, shpërthen bombula e gazit, shkakton dëme të mëdha në një apartament

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombula ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›