E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për debatet mbi Kodin Penal: Të alarmuarit të mos ekspozohen në diell, problemi më serioz është liria për sherr

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas valës së kritikave dhe kundërshtimeve ndaj draftit të ri të Kodit Penal, të prezantuar nga qeveria. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se qëllimi i publikimit të draftit është mbledhja e opinioneve në mënyrë sa më demokratike dhe transparente.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama

Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të…

— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2025

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›