Panik në treg, fundoset leku, humbet 3%
Leku shqiptar pësoi një zhvlerësim të konsiderueshëm dje, ndërkohë që ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, iu lutën shqiptarëve të mos kapen nga paniku. Leku e filloi ditën e djeshme me rënie 1.7 për qind në kuotën mesatare 138.6, u ul në mesditë në 137.8 dhe vijoi tendencën negative pasdreke rreth kuotës 138. Në total, leku ka humbur rreth 3 për qind të vlerës brenda tri ditëve të fundit, duke shënuar luhatjen më të fortë javore që prej shumë vitesh. Rënia e lekut ishte aq e madhe sa shumë prej agjencive të këmbimit valutor dhe bankave, ndërprenë shitje-blerjet e valutës me njëra-tjetrën dhe zgjeruan në maksimum diferencën mes kuotës së shitjes dhe asaj të blerjes si masë mbrojtëse. Leku u duk se u stabilizua disi në pjesën e dytë të ditës së djeshme dhe shpresat janë që rënia e monedhës kombëtare të mos vazhdojë më tutje.
Fullani dhe Bode
Tronditja në tregun valutor nxori në deklarata publike dy krerët e financave shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, doli në një deklaratë urgjente, duke dhënë garanci se zhvlerësimi i lekut në këto përmasa nuk është pasojë e fondamentave ekonomike. Ai iu lut shqiptarëve të mos kapen nga paniku. Të njëjtën gjë deklaroi edhe ministri Bode. Nga foltorja e Parlamentit, ku po prezantonte ndryshimet në buxhetin e shtetit të këtij viti, Bode tha: "Është spekulim, zhbalancimi nuk reflekton kushtet reale ekonomike të Shqipërisë, nuk është zhvlerësim i lekut, por mbiçmim i euros".
Komplot, panik apo spekulim
Sipas ministrit të Financave Bode, zhvlerësimi i lekut u shkaktua nga një komplot që ka sjellë panik. Për Fullanin, bëhet thjesht fjalë për panik. Ekspertët e bankave tregojnë se gjatë ditëve të ardhshme do të shihet nëse bëhet fjalë për panik, apo është thjesht zhvlerësim.
"Zhvillimet në tregun financiar shqiptar janë pozitive. U kapërcyen sulmet e kryera nga segmente të opozitës kundër sistemit bankar. Ditët e fundit ka një intensifikim të spekulimit për të debalancuar kursin e këmbimit. Kjo përpjekje nuk mund të ketë sukses, jo për shkak të aftësisë së qeverisë shqiptare, por për shkak të fondamentave makroekonomikë. Zhbalancimi nuk reflekton kushtet reale ekonomike të Shqipërisë", tha Bode. Sipas tij, segmente të opozitës abuzuan me një deklaratë të Kryeministrit Sali Berisha.
Fullani mendon se shqiptarët reaguan me gjaknxehtësi, duke shkaktuar edhe problemin e ditëve të fundit.
"Të gjitha reagimet e nxituara, e kam përmendur mjaft herë, afatshkurtra, të përsëritura disa herë gjatë këtij viti dhe gjatë ditëve të para të kësaj jave, kanë një kosto mbi individët dhe ekonominë e vendit. Asnjë agjent ekonomik nuk është më i fortë sesa fondamentet dhe ndryshimet e fundit nuk kanë bazë ekonomike", u shpreh Fullani.
Ekspertët thonë se një ndryshim kaq i madh në kursin e këmbimit, nuk mund të vijë nga kërkesë-oferta në treg, për shkak se ekonomia shqiptare është shumë e vogël, e ngadaltë e për pasojë, nuk mund të ketë lëvizje të tilla surprizë. Gjatë së gjithë dekadës së fundit, një ndryshim i kursit të këmbimit me më shumë se 1 lek, është konsideruar gjithmonë fenomen spekulativ joreal. Problemi është se gjatë dy ditëve të fundit, leku u zhvlerësua me më shumë se 3.5 pikë. Ekspertët thonë gjithashtu se nëse aludimet e Bodes dhe Fullanit për spekulime janë të vërteta, atëherë leku pritet të stabilizohet gjatë ditëve të ardhshme.
Shkaqet e lekut të dobët
Ekspertët i lidhin shkaqet e dobësimit të monedhës sonë kombëtare me atë çfarë qeveria shqiptare ka kryer gjatë tre viteve të fundit. Në vitin 2007, vendi u përfshi nga një krizë energjetike, e cila detyroi kompaninë KESH, nën pronësi publike të shpenzonte disa dhjetëra milionë euro për të blerë energji jashtë vendit. Pjesa dërrmuese e kësaj shume mbulohej nga buxheti i shtetit, pasi Kryeministri urdhëroi Entin Rregullator të Energjisë të mos i rriste çmimet për konsumatorët. KESH-i shpenzoi edhe 200 milionë euro të tjera në vitin 2008 për import energjie elektrike. Ndërkohë, deficiti buxhetor i vendit u zgjerua në përmasa të papara në një dekadë, për shkak të dëshirës së qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet, së bashku me shtimin e investimeve publike. Vitin e kaluar, qeveria realizoi një deficit buxhetor prej më shumë se 6 për qind të PBB-së ndërsa këtë vit, deficiti pritet të jetë më i lartë, sipas llogarive të FMN-së dhe Bankës së Shqipërisë. Një deficit i tillë buxhetor mund të ishte i tretshëm në kushte normale, por shpenzimet delirante të qeverisë në kulm të krizës financiare duket se kanë krijuar bazat për destabilizim. Zhvlerësimi i shpejtë i lekut pritet të pasohet nga rritje çmimesh të mallrave të konsumit.