E Martë, 3 Nëntor 2026

Pano Soko: A e mund Argita Ramën? Ajo mban mbi supe mëkatet e të atit

Analisti Pano Soko, në emisionin ‘3D’ në RTSH, e ka komentuar si gjest trashëgimie prezencën e Argita Berishës në Kuvendin e PD-së. Sipas tij, nëse Argita fiton përballë Ramës “në djallë të vejë”, por ai nënvizon ndërkohë se “ajo vjen me të gjitha mëkatet e të jatit”.

“Misioni opozitës është që të mundë pushtetin. Pyetja ime është: a fiton Argita përballë Ramës? Si Pano e lexova që po lihet trashëgimia çfarë ndodhi në Kuvend. Çfarë ndodh me rrëzimin e qeverisë? Jam i interesuar të rrëzohet qeveria Rama sepse është qeveria më e keqe. Ajo është një tjetër Berishë përballë Ramës dhe ajo vetëm i zgjat pushtetin Edi Ramës.”, tha Soko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›