Berisha: Rama në Dubai takoi klanet e drogës, do hetohet për krimet që ka kryer

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media jashtë Kuvendit, ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama do të hetohet për të gjitha ato, që ai i ka konsideruar si aferat e shekullit.
Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se në vizitën e tij në Dubai, është takuar me klanet e drogës dhe Amant Josifin.
“Do hetohet për të gjitha takimet. Thonë se në Dubai takoi klanet e drogës dhe ortakun e vëllait të tij, Olsit, Amant Josifin.
Call Centerat e Armant Josifit janë të gjitha këto dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që s’kanë pasur lidhje me vjedhjen e parave përmes bitcoin.
Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat e tij korruptive me PPP-të.
Djegësi i Tiranës është i pahetuar. Rama i dha 8% bonus kompanisë së vetë, 8 muaj para krijimit. Ne do i faktojmë me dokumente. Rama përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane për të future strategjinë e djegësave.
Do hetohen PPP-të e shëndetësisë. Rama do hetohet për krimet e tmerrshme që ka kryer, me tenderat me COVID-in me Manastirliun. Nëse ai s’ka frikë nga hetimi, të pranojë përndryshe grupi i shtetit do përmbyset”, tha Berisha.