E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paolillo: Ranieri nuk shkarkohet

Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka këmbëngulur se trajneri nën zjarr Claudio Ranieri nuk do të shkarkohet, pavarësisht formës katastrofale të klubit zikaltër.

“Ne kemi biseduar rregullisht me të. Ai është shumë i bindur dhe unë jam optimist për të. Ai nuk është në rrezik. Besimi në të është i pa kushtëzuar”.

“Ne shpresojmë se rezultatet në vijim do të na ndihmojnë. Ato janë dritat e vogla në këtë tunel të errët, por shpresoj se do të dalim nga ky tunel ndaj Catanias”, u shpreh Paolillo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›