Tiranë, zjarr në një apartament te “Zogu i Zi”
Një zjarr i fuqishëm ka përshirë pasditen e sotme në banesë te Zogu i Zi në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në një një apartament në katin e 14-të të një pallati në sheshin “Rilindja” ndërsa nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banorë të pallatit të cilët kanë mbetur të bllokuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes