Papa Benedikti XVI ka arritur në Kroaci

Papa Benedikti XVI ka mberritur në Zagreb për një vizitë dy ditore, duke thënë se shpreson që shteti me shumicë katolike do të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kristiane përmes një anëtarësimi, në të ardhmen në Bashkimin Evropian.
84 vjeçari, në fjalimin e tij më të arritur në aeroportin e Zagrebit, ka thënë se kroatët mund të ndihmojnë evropianët e tjerë “të ruajne dhe të injektojnë një jetë të re në trashegiminë e çmuar të përbashkët të njerëzimit dhe vlerave kristiane”.