Gjurmët e bakterit vdekjeprurës, çojnë në Afrikë

Informatat për bakterin që po zgjerohet në Gjermani po shkaktojnë frikë gjithnjë e më të madhe. Sapo shkencëtarët deshifruan kodin gjenetik të tij dhe konstatuan se kjo lloj kurre më parë nuk ka qenë i identifikuar, në dritë dalin fakte të reja.
Bakteri i rrezikshëm nga Afrika Qendrore, i cili në zorrë shkakton infeksione dhe gjakderdhje, është bashkuar me tipin e bakterit Esherihia Coli, që është i njohur në Gjermani. Në këtë mënyrë është krijuar bakteri vdekjeprurës.
Profesori gjerman Stefan Schraiber thotë se lloji afrikan ka veçori që i mundësojnë të ngjitet në zorrë, shkakton acarim të fuqishëm, dhe helme dhe veprime të rënda neurologjike. “Duhet të jemi të gatshëm për komplikime serioze”, ka thënë ai.
Eksperti gjerman për higjienë Klaus-Dieter Zastro ka shprehur dyshimin se bakteri është hedhur në qarkullim me qëllim.
“Është shumë e mundshme që ndonjë mendjeshkurtër ka menduar, si do të ishte të vrasë disa njerëz... Mendoj se do të ishte gabim dhe joserioze të hidhet poshtë edhe kjo mundësi”, vlerësoi ai.