Papa Benedikti XVI-të mbërrin në Kubë
Papa Benedikti i XVI-të ka mbërritur në Kubë për një vizitë tre ditore. Kjo është vizita e parë e një pape në 14 vite në vendin ishullor.
Papa ka shkuar në Kubë pasi më parë vizitoi Meksikën. Ai do të vizitojë qytetin e Santiago de Cuba, afër kishës ku mbahet një ikonë shumë vjeçare si dhe do të mbajë një meshë masive Havana.
Vizita e Papës në Kubë vjen pasi ai kishte deklaruar se sistemit marksist i Kubës nuk i korrespondon më realitetit. Ai bëri thirrje për një model të ri qeverisës.
Qeveria kubane iu përgjigj në mënyrë diplomatike kritikës së Papës duke thënë se Kuba e dëgjon me shumë respekti Papën dhe mirëpres shkëmbimin e deveve.
Në aeroportin e Santiagos, ai u prit nga presidenti Raul Kastro. Por për Papën nuk janë parashikuar të mbahen takime me disidentë.
Vizita e tij në Kubë vjen pas asaj të John Paul II në vitin 1998. Në Kubë vetëm rreth 10% e njerëzve praktikojnë Katolicizmin.
Ishulli komunist asnjëherë nuk e shpalli të jashtëligjshëm besimin por pas ardhjes në pushtet të Fidel Kastros, ia dëboi besimtarët dhe mbylli shkollat fetare. Tensionet u shuan kur në vitet 1990 u hoqën referencat ateiste nga kushtetuta dhe lejoi që besimtarët ti bashkohet Partisë Komuniste. /F.S/