E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle sot në Prishtinë, takon autoritetet

Stefan Fyle / Foto arkiv

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë vizitës së sotme në Kosovë pritet të njoftojë autoritetet kosovare për fillimin e procesit të hartimit të Studimit të Fizibilitetit.

Një studim i tillë i paraprin Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e cila zakonisht nënshkruhet vetëm pasi vendet t’i plotësojnë kriteret e parapara.

Vendimi i BE-së për Studimin e Fizibilitetit pasoi marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale me anë të fusnotës.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Fyle, përveç pjesëmarrjes në aktin e themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, do të zhvillojë takime me udhëheqësit e lartë të Kosovës. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›