E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti fal ish- maxhordomin e tij, Paolo Gabriele

papaPapa Benedikti XVI e ka falur ish- maxhordomin e tij, Paolo Gabriele, që ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhjen e materialeve konfidenciale.

Sipas BBC, Papa e vizitoi vetëm Gabriele në burg për ta informuar për vendimin.

Në tetor ish- maxhordomi u dënua për vjedhjen e dokumenteve të Papës dhe dhënien e tyre një gazetari italian.

Gabriele tha se kishte vepruar kështu për shkak të dashurisë ndaj Kishës.

Pas dënimit të tij nga një gjykatë në Vatikan, zyrtarët patën thënë se ai ka shanse që të falet nga Papa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›