E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti i XVI le Papatin më 28 shkurt

11-02-2013 / Gazeta 55

Lajmi bëhet me dije nga vetë Papa: Shkak arsyet shëndetësore

Papa Benedikti i 16-të do të lërë Papatin më 28 shkurt, njoftimin e ka bere vete ai .
Papa ka shpjeguar se prej disa kohësh kishte nisur të ndjente peshën e detyrës dhe pasi e kishte menduar kishte marrë vendimin për të mirën e Kishës.
“Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Papa Benedikti. “Të dashur vëllezër, ju falënderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia”, u shpreh Papa.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani, i cili siguron se vendi bosh do të qëndrojë i tillë për një kohë tepër të shkurtër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›