Tiranë, 2 me maska 30' terrorr punonjeseve të një fabrike

TIRANE - Ka nisur si një tentativë grabitje në një fabrikë produktesh kozmetike, por për disa çaste ka përfunduar në një pengmarrje. Është kjo ngjarja e cila ka tronditur zonën e Saukut të Vjetër në periferi të Tiranës, kur 2 persona të armatosur e të maskuar, kanë hyrë në ambientet e brendshme të fabrikës dhe duke kërkcënuar me armë kanë kërkuar paratë që ndodheshin në të.
Por planet e tyre për ta grabitur fabrikën e produkteve kozmetike "Health & Beauty Care" të ndodhur pranë xhamisë në qendër të Saukut, kanë mbetur thjesht tentativë pasi policia e njoftuar në rrugë operative, së bashku me forca t e RENEA-s rrethoi godinën duke vënë kështu nën tension dy autorët.
Në këto kushte, ata kanë lidhur një prej vajzave e cila punonte në fabrikë, për ta përdorur si peng gjatë negociatave me policinë. Vajza për disa çaste është mbajtur e lidhur, ndërsa vetëm pas 30 minutash është mundësuar lirimi i saj, por jo kapja e autorëve.
Dy pengmarësit dyshohet se janë larguar nga shkallët e pasme të fabrikës së produkteve komzetike, në drejtim të Farkës së Vogël. Forca të shumta polcie janë angazhuar për kapjen e tyre, ndërsa janë ngritur patrulla dhe po bashkëpunohet edhe me Elbasanin për kapjen sa më parë të autorëve.
Nga ekzaminimi i kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e qendrës kozmetike, është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në ngjarje, edhe pse ata ishin të maskuar. Këta persona dyshohet se ishin amatorë dhe jo profesionistë në grabitje, pasi nuk e kishin studiuar më parë vendin ku do të kryenin grabitjen, e cila doli jashtë kontrollit të tyre dhe u kthye në një pengmarrje.
Ndërkaq, vajza e recepsionit në ketë qendër komzetike pasi ka rënë në kontakt me dhunën psikologjike dhe terrorin e ushtruar nga grabitësit, ka pësuar gjendje infrakti ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia, e cila po vijon hetimet, ka marrë drejt Tiranës në Drejtorinë e Policisë dy prej vajzave që punonin në këtë fabrikë, si dëshmitare kryesore të kësaj ngjarje, të cilat mund të japin detajet e duhura në zbardhjen e plotë të tentativës së grabitjes e cila për disa çaste u kthye në një pengmarrje. Njëra prej vajzave të shoqëruara është personi i cili u mbajt peng, e lidhur në dysheme nga dy autorët e armatosur e të maskuar, ndërsa vajza tjetër është një prej kolegeve të saj.
FOTO/ FABRIKA KU NDODHI TENTATIVA E GRABITJES DHE PENGMARRJA
*Raportoi nga vendngjarja, gazetari i televizionit A1 REPORT! Arsen Rusta
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)