E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Papa Benedikti në gjendje të rëndë shëndetësore, Papa Françesku: Lutuni për të

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papa Benediktit XVI. Papa Françesku ka deklaruar se ish-pontifi 95-vjeçar që dha dorëheqjen nga posti nëntë vjet më parë, është shumë i sëmurë, duke u kërkuar të gjithëve të luten për të.

“Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë. I lutemi Zotit që ta ngushëllojë dhe mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”, tha Françesku.

Papa Françesku vizitoi paraardhësin e tij në manastirin Mater Ecclesiae në qytetin e Vatikanit pas audiencës së tij të përgjithshme.

Në vitin 2013, Papa Benedikti XVI tronditi botën duke marrë vendimin pothuajse të paprecedentë për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke përmendur “moshën e avancuar”. Njoftimi i Benediktit shënoi herën e parë që një Papë jepte dorëheqjen në gati 600 vjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›