Papa Françesko në Copacabana, 3 mln njerëz për të dëgjuar fjalën e tij
Brazil- Papa Françesko po vijon turin e tij në Brazil ndërsa mbrëmë është ndalur në plazhin e Copacabana, ku janë mbledhur rreth 3 milionë njerëz për të dëgjuar fjalën e tij.
Ai u ka bërë thirrje pelegrinëve por jo vetëm të krishterëve që të punojnë për të udhëhequr jetën e tyre. Udhëtimi i tij në Brazil mbyllet sot, pas një turi pesë ditor.
Papa mbërriti në Brazil të hënën, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike Romake. Ai është në Brazil për të marrë pjesë në Festivalin Botëror për Ditën e Rinisë Katolike Romake.
Rreth 400.000 katolikë janë bashkuar në një ceremoni në Copacabana Beach në qytetin brazilian të Rio de Janeiro për të shënuar hapjen e Ditën Botërore të Rinisë.