Mbështetësit e Morsi-t sfidojnë paralajmërimet, vijojnë protestat
Egjipt- Mbështetësit e presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Morsi nuk i janë treembur paralajmërimeve dhe vrasjes së qindra personave, duke kërkuar rikthimin e liderti të tyre në pushtet. Me pankarta në duar mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane kanë thënë se pavarësisht kërcënimeve ata nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Lidhur me situatën në Egjipt kanë shprehur shqetësim dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që pas rrëzimit të Morsi-t dhuna dhe gjakderdhjet po përshkallëzohen.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka dënuar dhunën dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtat e qytetarëve për të zhvilluar tubime.
Një ditë më parë humbën jetën rreth 100 persona dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë protestave.
BBC-ja raporton se përleshjet ndodhën përreth xhamisë el-Adevije Rabaa dhe rrugët u mbushën në gjak, sipas gazetarit të saj në vendngjarje. Një mjek në një spital fushor tha se më shumë se 1.000 persona ishin lënduar.
Herët të shtunën, Ministri i Brendshëm Mohammed Ibrahim u zotua për t’i dhënë fund kampit në xhami. Ai tha se banorët lokalë ishin ankuar në lidhje me kampin dhe se protesta do të “sjellë në një fund më shpejt dhe në mënyrë ligjore”.