Mori 500 mijë lekë për një shtesë në tarracë, arrestohet për korrupsion polici bashkiak
Një punonjës i policisë bashkiake të Tiranës është vënë në pranga. Policia e Tiranës ka arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv shtetasin Sh.Azuni, pasi i ka marrë një shumë prej 500 mijë lekësh një shtetasi kundrejt një leje ndërtimi për një shtesë në tarracë.
Ndërkaq për të njëjtin rast mësohet se është shpallur në kërkim një punonjës i Inspektoriatit të Ndërtimit. Shtetasi Altin Lami, akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ” arrest me burg” dhe tashmë policia është vënë në kërkim për prangosjen e tij.
Menjëhere pas lajmit për arrestimin e punonjësit të policisë bashkiake të Tiranës, ka reguar Bashkia e kryeqytetit. Përmes nje njofitmi per mediat theksohet se “”Bashkia Tiranë mbështet pa asnjë rezervë punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit. Në këtë përpjekje, Bashkia Tiranë ofron bashkëpunimin e saj të plotë dhe të gjithanshëm. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet absolut i Bashkisë Tiranë për realizimin e objektivave të saj, në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë”.
Prej disa kohesh Inspektoriati Ndertimor Urbanistik ne Tirane dhe policia bashkiake kane nisur nje aksion per evidentimin e ndertimeve pa leje dhe shembjen e tyre, proçes qe shpesh here eshte shoqeruar edhe me perplasje fizike per shkak te kundershtimit nga ana e pronareve te tyre.