Papa Françesku kërkon ndalimin e ‘luftës botërore’, bën lutje për ‘Ukrainën e martirizuar’

Papa Françesku bëri thirrje të mërkurën për ndalimin e “luftës botërore”, duke u bërë thirrje “të gjithëve të jenë ndërtues të paqes”, ndërsa ai bëri lutjet speciale për “Ukrainën e martirizuar”.
“Unë nuk po harroj Ukrainën martire,” tha Françesku në fund të audiencës së tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Përballë të gjithë skenarëve të luftës së kohës sonë, i kërkoj të gjithëve që të jenë ndërtues të paqes dhe të luten që mendimet dhe projektet e harmonisë dhe pajtimit të përhapen në të gjithë botën. Sot po jetojmë një luftë botërore, le të ndalemi të lutem, ” vazhdoi Papa.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Papa në disa raste e ka dënuar konfliktin, ndërsa në të njëjtën kohë ka frenuar kritikat e drejtpërdrejta të presidentit rus Vladimir Putin.
“Virgjëreshës Mari ia besojmë viktimat e çdo lufte, veçanërisht popullsinë e dashur ukrainase”, tha Françesku, duke iu drejtuar mijëra pelegrinëve.
Në qershor, ai akuzoi në mënyrë implicite Rusinë për “pushtim të armatosur, ekspansionizëm dhe imperializëm”.
rtsh.al/