Papa Krishtlindjet jo feste komerciale

Papa Benedikti XVI sulmoi komercializimin që i është bërë Krishtlindjeve, ndërsa mbajti meshën e përvitshme në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.
Me përulje, babai i shenjtë i kërkoi besimtarëve që të shohin “përtej sipërfaqes, për të zbuluar dashurinë e vërtetë që qëndron pas lindjes së Krishtit fëmijë në Betlehem”.
84-vjeçari përdori një platformë të lëvizshme ndërsa drejtoi ceremoninë fetare, për shkak të problemeve të tij me lëvizjen.
Papa do të japë fjalimin e tij të përvitshëm “Urbi et Orbi”, atë të urimeve në të gjithë gjuhët e botës përfshi edhe shqipen, më vonë gjatë ditës.
Ndërkohë, me me dhjetëra mijëra pelegrinë kristianë dhe turistë janë mbledhur nga e gjithë bota për të kremtuar ditën e Krishtlindjeve në Betlehem. Celebrimet kulmuan në mesnatë në kishën e Lindjes, e vjetër 1 700 vjet.