E Hënë, 2 Nëntor 2026

Papa Leoni nis nesër vizitën 4-ditore në Turqi

Papa Leoni XIV, kreu i Vatikanit dhe udhëheqës shpirtëror i kishës katolike, do të vizitojë nesër Turqinë.

Drejtori i Komunikimit të Presidencës së Türkiyen, Burhanettin Duran, njoftoi përmes rrjeteve sociale se, Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor, pas një ftese nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, njoftojnë mediat vendase.

Duran deklaroi se në takimet që do të mbahen, krahas marrëdhënieve Turqi-Vatikan, do të trajtohen dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, veçanërisht për Palestinën.

Masat e sigurisë në zonat dhe objektet e kultit që Papa Leo XIV pritet të vizitojë janë intensifikuar ndjeshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›