E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarri i nivelit 5, 36 viktima dhe 279 të zhdukur nga flakët masive në Hong Kong

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që ka përfshirë disa blloqe banimi në distriktin Tai Po të Hong Kongut, ndërsa 279 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Më shumë se 700 zjarrfikës ndodhen në terren duke u përpjekur të vënë nën kontroll flakët në kompleksin Wang Fuk Court, ku banojnë rreth 4,600 persona.

Sipas mediave lokale, gjatë operacioneve është arritur të shpëtohet një foshnjë dhe një grua e moshuar, ndërsa kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje.

Qeveria ka nderuar një zjarrfikës 37-vjeçar, i cili humbi jetën teksa luftonte me flakët, duke e përshkruar atë si “të përkushtuar dhe të guximshëm”.

Një këshilltar lokal ka bërë të ditur për BBC se banorë të shumtë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet, pasi kanë humbur kontaktet me të afërmit që ndodhen ende brenda ndërtesave.

Zjarri është klasifikuar si niveli 5, shkalla më e lartë e emergjencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›