E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa: Lutjet tona do të vazhdojnë të shkojnë për Egjiptin

QYTETI I VATIKANIT- Papa Françesku ka deklaruar sot se ''vazhdonte të lutej për paqen në Egjipt, ku islamikët kanë bërë thirrje për manifestime ndërsa vala e dhunës ka shkaktuar vetëm brenda katër ditëve mbi 750 të vdekur.

''Vazhdojmë të lutemi për Egjiptin", deklaroi Papa gjatë meshës tradicionale të Ungjillit, që mbajti në ballkonin e Pallatit Apostolik të Shën Pjetrit.

Sot, Vatikani kishte bërë të ditur që Papa Françeku I "vazhdonte ta ndiqte me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh situatën dhe informacionet, që vinin nga Egjipti".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›