Papa Nazizmi ishte mohim i humanizmit

Britania e Madhe iu kundervu nje tiranie naziste qe kishte ne shpirt crrenjosjen e Zotit nga shoqeria.
Deklarata eshte bere nga ati i shenjte Papa Benedikti XVI i cili vetem pak me pare zbriti ne aeroportin e Edinburgut ne Britanine e Madhe.
Nazizmi mohonte humanizmin tone te perbashket sidomos hebrejve te cilet i konsideronte si jo te denje per te jetuar eshte shprehur Papa pas takimit me mbretereshen Elisabeth.
Nga ana e saj monarkja eshte shprehur se liria e besimit eshte themel i shoqerise sone. Duhet nje besim reciprok me i madh mes besimeve te ndryshme.
Kjo eshte vizita e pare qe behet ne Mbreterine e Bashkuar nga nje at i shenjte qe pas asaj te zhvilluar ne vitin 1982 nga Gjon Pali i dyte.
Gjithashtu kjo vizite mund te percaktohet edhe si e para zyrtare pasi Papa eshte thirrur nga mbreteresha dhe jo nga kisha.