E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa modest, urdhëron heqjen e monumentit të tij

Statuja ndërtuar për nder të tij, nuk është mirëpritur nga Papa Françesku, i cili kërkoi heqjen e monumentit të ngritur në nderim të tij në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Monumenti ishte një shëmbëlltyrë me përmasa reale e Atit të Shenjtë dhe ishte vendosur në shesh përpara katedrales më të madhe të qytetit.

Megjithatë, sipas së përditshmes amerikano-latine “El Clarin”, kjo surprizë nuk është mirëpritur aspak prej Françeskut, transmeton TCH.

I vendosur që të ecë në linjën e tij të një kishe sa më modeste dhe sa më pranë njerëzve të varfër, Papa e ka konsideruar këtë nderim si të tepruar dhe ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të kësaj statuje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›