E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa ne Skoci pritet nga mbreteresha

Papa Benedikti XVI ne diten e pare te vizites ne Skoci dhe Angli ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen e tij per femijet e abuzuar seksualisht nga prifterinjte ne vende te ndryshme te botes.

Nen masa te rrepta sigurie Papa nisi nje vizite zyrtare kater ditore i ftuar nga monarkja britanike. Vizita eshte kritikuar pasi shpenzimet prej 12 milione sterlina do te paguhen nga takspaguesit. Ndalesa e pare e Atit te Shenjte ishte qyeti Edinburgh ne Skoci ku ai u prit ne HolyRood House nga monarkja britanike mbreteresha Elisabeta II e cila eshte edhe drejtuesja e Kishes Anglikane.

Te gjithe ne jemi te vetedijshem per kontributin special te e Kishes Katolike vecanerisht ne ndihmen e dhene te varferve dhe atyre ne nevoje ne shoqerine tone. Ju uroj nje vizite sa me te frytshme dhe mbreselenese tha ajo. Mijera skoceze qe ne oret e para te paradites zune vend ne rruget e Edinburgut duke pritur e me pas pershendetur Papen. Nuk jane shenuar incidente megjithese ishin paralajmeruar protesta. Ne Bellahouston Park ne qytetin e Glasgout Papa mbajti nje meshe ne qiell te hapur ku morem pjese me mijera besimtare.

Gjate udhetimit nga Roma per ne Skoci Papa ka bashkebiseduar me gazetaret ne bordin e avionit qe njihet me emrin Bariu i pare duke kritikuar ashper prifterinjte pedofile. Ati i Shenjte i pershkroi ata si perverse duke shtuar se niveli vigjilences i Kishes Katolike ishte shume i dobet. Ne jemi ne nje moment pendese duke menduar per ata te cilet jane viktima te ketyre abuzimeve. Na lind detyra ti ndihmojme ata per ti kaluar traumat e pesuara ti rikthehen normalitetit dhe besimit ne fene e tyre theksoi Papa.

Deklarimet e sotme jane me te ashprat qe Papa ben pas skandalit te prifterinjve katolike per te cilet Benedikti XVI propozon largimin e tyre njehere e mire nga kisha. Eshte e veshtire ti kuptosh veprimet e tyre. Eshte e dhimshme dhe te shkakton keqardhje perse kisha nuk ishte vigjilente dhe menjehere aktive per te marre masat e duhura. Ata te cilet jane fajtore per abuzimet me femijet ne te ardhmen ne asnje menyre nuk duhet te drejtojne sherbesat fetare. Ne duhet ti zhveshim ata nga e drejta per te qene prifterinj shtoi Ati i Shenjte. Papa gjate dites se neserme pas takimin me kryeministrin David Cameron do te takohet me disa prej atyre te cilet jane abuzuar nga prifterinjte katolik ne Britani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›