Londer vritet politikani pakistanez

Nje politikan i njohur pakistanez qe jetonte ne azil politik ne Londer eshte ekzekutuar diten e djeshme.
Ai jetonte ne Londer qe nga fundi i viteve 90. Imran Farooq eshte gjetur i pajete per shkak te plageve te mara nga nje thike pasi u sulmua ne pjesen e jashtme te shtepise se tij ne Green Lane.
Farooq ishte nje nga themeluesit e partise anti-talebane Mqm ne Karaci. Pas lajmit te vrasjes se tij ne qytetin pakistanez kane nisur protestat ku u eshte vene flaka edhe disa makinave.