Papa paralajmëron kundër martesave të homoseksualëve
Share
Papa Benedikti XVI ka denoncuar martesat e homoseksualëve duke folur përpara peshkopëve amerikanë që po vizitonin Vatikanin.
Sipas BBC, Papa ka paralajmëruar se disa rryma të fuqishme politike dhe kulturore po kërkojnë të ndryshojnë përkufizimin ligjor të martesës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje peshkopëve që gjatë predikimeve të tyre të nënvizojnë fort se seksi paramartesor dhe bashkëjetesa janë mëkate që dëmtojnë stabilitetin e shoqërisë.
Komentet e Papës vijnë pasi shtetet amerikane Washington dhe Maryland legalizuan martesat e seksit të njëjtë. Por të paktën pesë shtete në SHBA kanë në plan për të votuar për të rrëzuar ligjet për martesat e homoseksualëve.