E Diel, 1 Nëntor 2026

“Papa të heshtë për luftën”, Trump për median italiane: Melonin e dija të guximshme por paskam gabuar

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera“, presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Papa Leonin e XIV, ndërsa nuk ka kursyer as kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Trump: “Papa duhet të heshtë për luftën në Iran. Ai nuk e kupton.”

Donald Trump përsëriti se Papa Leo XIV duhet të heshtë për luftën në Iran.

“Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftën, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh”, tha presidenti amerikan.

“Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar” dhe se kjo përbën një kërcënim bërthamor”, vijoi Trump.

Trump: “Mendoja se ishte Meloni ishte e guximshme, jam gabuar.”

Donald Trump kritikoi edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni për mbrojtjen ndaj Papës, duke e quajtur sulmin e presidentit amerikan “të papranueshëm”.

“Ajo është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi“, tha Trump.

“A e pëlqejnë njerëzit Melonin? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha“, shtoi ai.

Reagimi i mëhershëm i Melonit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj Papës Leoni i ka konsideruar “të papranueshme”, transmeton Anadolu.

“I konsideroj të papranueshme fjalët e presidentit Trump ndaj Shenjtërisë së Tij. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë çdo formë lufte”, tha Meloni.

Deklarata e saj vjen pasi Trump dje ndërmori një sulm të ashpër ndaj Papës, duke e cilësuar atë si “të dobët ndaj krimit” dhe “të dobët në politikën e jashtme”.

Trump në platformën e tij Truth Social gjithashtu sugjeroi se Papa kishte marrë qëndrime të gabuara për çështje ndërkombëtare, përfshirë luftën me Iranin, si dhe theksoi rolin e tij si udhëheqës i Kishës Katolike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›