E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papagalli që vallëzon (Video)

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 22:30

Një papagall i bardhë me emrin Snoubol ka mahnitur shkencëtarët me vallëzimin e tij dhe “i ka detyruar” që serish të merren me hulumtimin e inteligjencës së zogjve.

Zogu i çuditshëm, i cili ka 13 vjet, më së shumti i pëlqen që të tundë kokën “para-mbrapa” dhe të “marshoj” me këmbë në ritmin e muzikës pop dhe rok.

Për shkak të dhuntisë së pazakontë, papagalli është bërë hit në internet, ndërsa shkencëtarët kanë vlerësuar se lëvizjet e tij janë dëshmi se njerëzit nuk janë qenia e vetme që kanë dinë për ritmin.

Në taktet e hitit të bendeve “Queen”, “Backstreet Boys” dhe këngëtares Lagy Gaga, papagalli lëviz kokën në ritëm dhe ngrit këmbën.

Shkencëtarët duke përdorur teknikë për matjen e sinkronizimit konfirmuan se muzika dhe lëvizjet janë plotësisht të ndërlidhura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›