E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Twitter-in e Foxnews, Obama vdiq ditën e Pavarësisë

Rreth orës shtatë të mëngjesit të 4 korrikut, në faqen sociale Twitter të Foxnews, Presidenti Barak Obama u shpall i vdekur pasi u qëllua me dy plumba. Dy orë më pas, mesazhet u hoqën nga faqja pasi ato ishin punë e piratëve kompjuterikë. Vritet Barak Obama. Dy të shtëna i shkaktojnë vdekjen. Një 4 korrik i trishtë për Amerikën, shkruhej në Twitter. Një grup i identifikuar si Script Kiddies mori përsipër përgjegjësinë e lajmit. Foxnews ka njoftuar ndërkohë se ka nisur një hetim mbi mesazhin. Pas kësaj, presidenti Obama njoftoi se do të anëtarësohet në Twitter me @BarackObama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›