Papandreu: Dëshirojmë integrimin e Ballkanit deri në 2014
Sipas Athinës zyrtare, viti 2014 ka rëndësi simbolike sepse mbushet një shekull nga fillimi i Luftës së Parë Botërore, ndërsa BE-ja, si projekti më i suksesshëm paqësor i krijuar ndonjëherë, duhet të kontribuojë për paqe dhe siguri të plotë edhe në Ballkan.
Papandreu dhe Steinberg u takuan gjatë takimit ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po mbahet në Athinë, ndërsa në bisedë ka marrë pjesë edhe zëvendësshefi i diplomacisë greke, Dhimitris Drucas.
Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe temat ndërkombëtare, mes të cilave edhe mosmarrëveshja e Athinës dhe Shkupit për emrin kushtetues të Maqedonisë, problemin qipriot dhe marrëdhëniet greko-turke.