Rama: Berisha përbaltje ndaj meje nga frika e kutive
Rama tha se opozita nuk kishte dhënë ultimatum po afat për të reflektuar.
“Ndërkohë që pasi e ktheu kohën për reflektim në kohë për tërbim, Sali Berisha doli sot me një palodosje për të mbështetur, mbi gjoja fakte, gjithë alibinë e turpshme të ngritur nga frika e së vërtetës, sipas të cilës, përballë tij nuk është opozita e vendit, po një aleancë punisto-mafioze”, theksoi Rama.
Kreu socialiste shpjegoi edhe akuzat personale të hedhura në Parlament nga kryeministrit Berisha, duke nënvizuar se ato ishin fabrikime monstruoze. Rama tha se këtë e bëri sepse 100 mijë vetë që i kërkojnë dhe do t’i kërkojnë, deri në fund, jo pushtetin e tij mizerabël, po të drejtën e tyre të panegociueshme. Për sa i përket akuzave për leje ndërtimi, Rama shpjegoi se ai nuk kishte dhënë asnjë leje dhe se të gjitha ishin miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës.
“Po ashtu nuk ka asnjë leje, asnjë të vetme, ku unë të kem përdorur votën time për të bërë shumicë. Lejet janë dhënë me votë të plotë të KRRT, ndërkohë që deri në vitin 2007 s’kam marrë pjesë në asnjë mbledhje të KRRT-së që kontrollohej nga njerëzit e Saliut, edhe pse kam firmosur siç ma dikton ligji çdo vendim të atij organi kolegjial”, vijoi ai.
Sali Berisha duhet ta harrojë-vijoi Rama- se do tërheqë popullin zvarrë në baltën e kësaj maskarade shpifjesh e akuzash për ta larguar nga beteja për demokraci, për zgjedhje të lira e të ndershme, për shtet të së drejtës për të gjithë shqiptarët. Shpifjet e akuzat e tij Sali Berishës do t’i duhet t’i provojë një për një në gjykatat e këtij vendi dhe deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Shefi i opozitës e akuzoi edhe një herë Berishën, si një ish-komunist që i ka shërbyer regjimit të Enver Hoxhës.