Papandreu Nuk do te jap doreheqje do te anuloj referendumin

Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se nuk do te jape doreheqjen dhe se do ti anuloje planet per organizimin e nje referendumi per paketen e ndihmave te Bashkimit Evropian.
Zoti Papandreu i beri keto komente gjate mbledhjes urgjente te qeverise pasi opozita tha se do ta mbeshteste marreveshjen per ndihmat evropiane. Kryeministri kishte thene se ne se opozita e mbeshteste paketen e ndihmave atehere nuk do te kishte nevoje per nje referendum.
Plani per organizimin e referendumit kishte ngjallur debate te shumta pasi paketa e huave perfshinte edhe shkurtime te shumta buxhetore qe jane pritur me pakenaqi te medha.
Udheheqesit evropiane e kishin paralajmeruar Greqine se ne se nuk respektonte kushtet e paketes se ndihmave ajo nuk do te merte fonde te tjera nga Bashkimi Evropian.
Zoti Papandreu beri thirrje per referendum dhe per nje vote-besimi ne parlament per te qetesuar kundershtimet ndaj masave shtrenguese ekonomike. Ai zhvilloi nje mbledhje urgjente te qeverise ndersa ligjvenesit e partise se tij socialiste paralajmeruan se nuk do ta mbeshtesnin qeverine per referendumin.