Itali, kabineti qeveritar mblidhet urgjentisht

Kabineti qeveritar i Italisë mbajti një takim urgjent për mënyrat e përshpejtimit të reformave buxhetore dhe për shmangien e një krize të rëndë financiare, ndërsa u konkludua se qeveria italiane nuk e ka rritur ritmin e reformave siç pritej. Në një takim të veçantë të kabinetit qeveritar në Romë nuk u miratua një dekret i shpallur përmes të cilit do të kishin hyrë në fuqi masat e menjëhershme kundër krizës.
Në vend të saj, kryeministri Silvio Berluskoni duhet të përfshijë në lojë propozimet e ofruara në një paketë ligjore që tashmë është futur në Parlament. Kjo paketë bën fjalë krahas shitjes së pronave shtetërore edhe për nxitje për investime në infrastrukturë dhe për liberalizimin e tregut të punës.
Italia mbahet për shkak të borxhit të saj të grumbulluar me rreth 120 për qind të prodhimit të saj ekonomik si vendi i ardhshëm i krizës në eurozonë që mund të varet nga ndihmat. Ndërkaq Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni pritet të gjendet nën presion të madh nga udhëheqësit e G20-s për të paraqitur një seri refomash konkrete për të parandaluar që tregjet financiare të vënë në shënjestër bonot e thesarit italian. Përqindja e interesit të huase së Italisë është në rritje si rezulat i problemve në zonën e euros, të shkaktuara nga Greqia.
Edhe pse Berluskoni mbajti një takim me zyrtarët e lartë dhe ministrat para takimit të kabinetit, nuk arriti që t`i bënte ata të binin dakord për një dekret urgjent që ai do t`ia paraqisë takimit të G-20-ës. Nuk ka patur marrëveshje për çështje të mprehta si reformimi i tregut të puns apo taksat për të pasurit. Kryeministri është kritikuar për mënyrën si e ka trajtuar krizën financiare të Italisë dhe për mosmiratimin e reformave të thella ekonomike