E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Nuk dorëhiqem; Trazira edhe në Romë

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka hedhur poshtë informacionet e mediave ndërkombëtare të dhënë pak minuta më parë.

“Nuk kam dhënë dorëheqjen”, ka deklaruar ai për mediat vendase pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar, ku duket se nuk ka më mbështetjen e shumicës së ministrave.

Në pak minuta, Papandreu ka humbur mazhorancën, pasi 3 anëtarë të PASOK-ut kanë thënë se do të votojnë kundër tij. Në këtë mënyrë PASOK mban 152 vende në Parlament nga 300 gjithsej në Parlamentin grek. Vendimi i kryeministrit Papandeu shokoi liderët europianë dhe tregjet europaine pasi Kryeministri kërkoi mbajtjen e një referendumi për paketën e shpëtimit të eurozonës.

Ndërkohë, në disa orë në media qarkullojnë informacione kontradiktore lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë së tranzicioni, madje ka nisur të qarkullojnë edhe emrat konkretë për kryeministrin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, edhe presidenti grek Papulias ka deklaruar se nuk ka asnjë plan të takojë sot kryeministrin e vendit të tij, Papandreun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›