Raporti: Britania e Madhe përgatitet të sulmojë Iranin

Sipas raportit, Britania e Madhe po shqetësohet gjithnjë e më shumë lidhur me programin bërthamor të Iranit, dhe po përgatitet për të pozicionuar anijet e Flotës Mbretërore për një sulm të mundshëm të SHBA-ve ndaj impianteve bërthamore kryesore në Iran.
Ministria e Mbrojtjes beson se SHBA-të kanë vendosur të çojnë para planet për sulmimin e disa impianteve bërthamore të Iranit. Zyrtarët britanikë thonë se nëse Uashingtoni shtyn përpara, do të kërkojë dhe do të marrë ndihmë nga ushtria e Britanisë së Madhe për çdo mision, pavarësisht rezervave të thella në qeveri dhe koalicion.
Zyrtarë të lartë citohen të kenë shprehur besimin e tyre se Irani kishte rifituar aftësitë e tij teknologjike të dëmtuara rëndë nga një sulm siber vitin e kaluar. Irani tha se virusi “Stuxnet” kishte infektuar kompjuterët personal të punëtorëve në impiantin e Bushehrit, por jo sistemin kryesor të impiantit. “New York Times” raportoi janarin e kaluar se sulmi me virus ishte një përpjekje e përbashkët izraelito-amerikane për të minuar ambiciet bërthamore të Iranit.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Iranit paralajmëroi të mërkurën se sulmet izraelite mbi Iranin do t’i kushtonin shtrenjtë shtetit hebre, sipas agjencisë së lajmeve “ISNA”.
/Start/F. Prroni/
2011-11-03 11:37