Kongresi i PS Reagimet e kritikeve brenda partise
Disa nga politikanet e njohur ne radhet e Partise Socialiste qe kane shprehur kritika per rrugen qe ka ndjekur deri tani partia e tyre thane se mbanin shpresa se kongresi i sotem do te ktheje partine ne platformat e majta. Anetari i kryesise se PS-se Ben Blushi thote se kongresi i sotem e kthen kete parti tek qendrimet e majta duke braktisur dyzimet bojkotet dhe politiken e rruges. Ndersa anetari tjeter i kryesise se PS Arben Malaj thote se partia duhet te dale me premtime te besueshme dhe shpresedhenese per qeverisjen e ardhshme. Nga ana tjeter Kastriot Islami anetar i kryesise thote se bashkimi i majtes dhe uniteti jane sfida per Partine Socialiste. Gjeni me poshte te plota intervistat e tyre.
Blushi PS po kthehet majtas.
Anetari i kryesise se PS-se Ben Blushi thote se kongresi i sotem e kthen kete parti tek qendrimet e majta duke braktisur dyzimet bojkotet dhe politiken e rruges.
Zeri i Amerikes Cili eshte komenti juaj i pare lidhur me fjalimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama Cilat nga tezat e fjalimit ju bene me teper pershtypje
Ben Blushi Une besoj se ky kongres permbush pervojen qe ka Partia Socialiste dhe me gjere se kaq per nje kthim tek idete. Une dhe shume te tjere prej shume kohesh kemi thene se ka nje vakuum idesh brenda Partise Socialiste se ka aksion jo gjithmone te mbeshtetur mbi ide. Ky kongres besoj qe e mbush pritshmerine dhe nevojen e shoqerise shqiptare per nje parti qe ka ide qe ndan filozofine e vet me filozofine e kundershtarit.
Ne pergjithesi dua te them qe njerezit kane aresye te ikin nga ky kongres me mendimin se Partia Socialiste u kthye majtas nuk eshte me as majtas as djathtas as pertej te majtes as pertej te djathtes. Ajo eshte nje parti e majte socialdemokrate e orientuar nga tema themelore qe ka Shqiperia sot nevojen per te zbutur polarizimin social per te luftuar korrupsionin dhe varferine. Keto tema po trajtohen ne sallen e kongresit me ne detaje per nje menyre te re te administrimit ekonomik nje menyre te re administrimit te sherbimeve arsim shendetesi per menyren se si duhet te taksohen dhe se si duhet te kontribuojne shqiptaret. Keto jane disa parime te pergjithshme te cilat deri ne vitin 2013 shpresoj ti japin me shume oksigjen politikes shqiptare dhe Partise Socialiste.
Zeri i Amerikes Sa jetegjate mendoni ju se do te jete ky riformatim i Partise Socialiste drejt te majtes klasike Apo ky eshte nje riformatim i perkohshem per te korigjuar disa gabime te castit
Ben Blushi Sot me ane te ketij kongresi Partia Socialiste tregoi qe ka nje aftesi vetkorrigjuese. Pavaresisht qe formalisht nuk eshte vendosur sot ne fakt u vendos qe te mos kete me bojkot te mos kete me politike rruge te kthehemi majtas ti shohim me me shume solidaritet te varferit e Shqiperise ti shohim me me shume realizem te pasurit dhe te kemi ne fund te fundit fytyren tone qeverisese e cila sigurisht nuk eshte perfundimtare.
Besoj se deri ne vitin 2013 keto tema do te debatohen dhe publiku shqiptaret ne 2013 nuk kane aresye dhe nuk do te duhet te kene me aresye te votojne ne mes te dy gjerave te ngjashme por duhet te votojne midis dy gjerave te ndryshme qe eshte e majta dhe e djathta ne Shqiperi. Ne po shkojme drejt kesaj rruge. Shpresoj qe gjate rruges nuk do te kemi kapricio te tjera si ato qe kemi patur dy vitet e fundit pra nuk do te dalim me ne rruge nuk do te bejme me greva urie pa aresye nuk do te shkojme ne bojkot por do te merremi me nje program per te cilin Shqiperia ka nevoje per nje program sado modest qe filloi te flitet sot.
Zeri i Amerikes Zoti Blushi cila mendoni se eshte pika kyce qe do ta vere ne veshtiresi maxhorancen e kryeministrit Berisha nga ky kongres ne garen dypartiake
Ben Blushi Une mendoj se problemi me i madh qe kane shqiptaret sot eshte varferia. Duhet te konkurrohet me ide platforma instrumenta administrative per te mundur varferine. Cila nga dy partite e medha apo koalicionet e medha adreson me mire ceshtjet e varferise sigurisht ka aresye qe te votohet me teper. Pas 6 vitesh qeverisjeje qeveria e Sali Berishes e ka te pamundur te vazhdoje sepse nuk ka patur sukses ne luften kunder varferise nuk ka patur sukses ne luften kunder korrupsionit. Besoj qe garen e ardhshme elektorale keto dy perqasje do te konkurrojne. Jam i bindur qe kjo gjuhe qe u perdor sot ketu ne kete kongres mund te gjeneroje me shume vota per te majten.
Malaj PS nuk duhet te kete liri te kushtezuar brenda saj.
Anetari i kryesise se Partise Socialiste Arben Malaj thote se nga kongresi sotem partia duhet te dale me premtime te besueshme dhe shpresedhenese per qeverisjen e ardhshme
Zeri i Amerikes Zoti Malaj Cili eshte reagimi juaj i pare per ecurine e deritanishme te Kongresit dhe idete qe po diskutohen ketu
Arben Malaj Ky eshte nje kongres katervjecar i cili duhet te miratoje programin politik jo nje program elektoral te Partise Socialiste. Njekohesisht kongresi duhet te miratoje kushtetuten pra statutin e Partise Socialiste. Kongresi duhet te vazhdoje me diskutime lidhur me ate qe perben thelbin Shqiptaret jane ne nje moment kritik dhe Partia Socialiste ka misionin historik te vije sa me pare ne pushtet. Gjithmone kemi diskutime se cila eshte rruga me e mire. Deshira eshte e perbashket por rruga duhet qartesuar. Dua te theksoj mesazhin qe me ka ardhur nga takimet me shume studente dhe te rinj shqiptare Partia Socialiste perballe populizmit te Berishes duhet te vendose seriozitetin pergjegjshmerine dhe kredibilitetin maksimal. Kur ne te vijme ne pushtet situata politike do te jete me e veshtire. Fitoret politike nuk jane me me distanca te thella por fitore te ngushta. shte e veshtire qe te krijohen qeverite e reformave. Elementi thelbesor qe duhet te beje dallimin ne premtimet per nje mireqeverisje do te jete kredibiliteti. Duhet kredibiliteti i premtimeve publike dhe kredibiliteti i vlerave qe do te angazhoje Partia Socialiste bashke me aleatet e saj me shoqerine civile dhe me faktoret sociale ne vend per ta ndryshuar cilesisht qeverisjen e shqiptareve.
Zeri i Amerikes Cilat jane disa nga idete qe ju do te shpalosni ne kete kongres
Arben Malaj E para dhe kryesorja Partia Socialiste duhet te jete nje parti institucionale. Ne duhet ta zhdukim friken e bojkoteve dhe ngerceve politike nga realiteti politik shqiptar. Ky eshte nje parakusht duke patur parasysh edhe veshtiresite qe kemi.
E dyta ne duhet ti japim energji pozitive partise socialiste. Te heqim barrierat. Per te fituar neve na duhet me shume liri dhe jo me pak liri aq me pak na duhet liri e kushtezuar nga ata qe mendojne se e kane kete te drejte.
Ne mund te te kufizojme mandatet politike jo me shume se dy mandate te njepasnjeshme ne nivel politik dhe ne nivel qeverises. Demokracia shqiptare pas ndryshimeve spontane te kushtetutes ne vitin 2008 ka pesuar deformime akoma me te thella. Jemi republike parlamentare qe zgjedhim me voten e shqiptareve vetem kryetaret e komunave dhe te bashkive. Po na krijohet nje kaste e cila merr nje mandat politik rri ne pushtet 3-4 mandate dhe detyrimin qe ka ndaj gjithe shqiptareve dhe atyre qe e kane votuar majtas apo djathtas nuk e permbush. Problemet jane te mprehta per partite politike por angazhimi jone cka e morem si mesazh nga rinia eshte misioni per ta modernizuar politiken shqiptare Kete angazhim e ka me te plote Partia Socialiste. Ajo nuk duhet te humbase asnje minute kohe per te bere me te miren te maksimizoje sinergjite pozitive te burimeve qe ka ne vetvete te rritet Partia Socialiste sa me shume te jete e hapur per koalicione ne menyre qe qeveria e 2013 te mos ngjaje me qeverine aktuale. Jo thjesht per shkallen e korrupsionit as per shkallen e kapjes se shtetit por sidomos per faktin qe vetem mbijeton dhe nuk ben dot reformat.
Duhet ti kerkojme falje opinionit publik shqiptar qe kemi deshtuar per reformat e medha dhe kemi deshtuar per here te dyte rresht per tu bere vend kandidat ne Bashkimin Europian. Me e keqja eshte se kemi deshtuar pikerisht ne kohen kur dyert e Europes jane hapur per vendet e Ballkanit Perendimor. Po ecin me shpejt vendet e tjera qe kane krijuar kriza dhe konflikte dhe nuk duhet te hezitojme qe te diskutojme ate qe duhet te bejme mire qe Shqiperia ne asnje menyre te mos mbetet pas por te ece me shpejt sepse ka qene kontributori i paqes dhe prosperitetit ne Ballkan.
Islami Bashkimi eshte sfida e socialisteve
Anetari i Kryesise se Partise Socialiste Kastriot Islami thote se bashkimi i majtes dhe uniteti brenda radheve jane sfida per Partine Socialiste para cdo raundi zgjedhor.
Zeri i Amerikes Zoti Islami nga ecuria e deritanishme e Kongresit si ju duket cilesia e debatit per sfidat e Partise Socialiste
Kastriot Islami Pas diskutimeve ne asamble te programit dhe ndryshimeve statutore ish-presidenti Rexhep Mejdani dha nje mendim per disa pjese te programit dhe sot godit fuqimisht nga zoti Rama ne fjalimin e tij duke e konsideruar mendimin e tij kunder por ky mendim e paska cuar zotin Mejdani te zoti Berisha. Kjo eshte ne kundershtim me te gjithe retoriken e meparshme qe beri zoti Rama per bashkim dhe per te pranuar gabimet. Po ne ate mbledhje nje nga personalitetet e Partise Socialiste Servet Pellumbi tha qe PS eshte kthyer ne nje o.j.f. pa ide pa ideale dhe pa emocione. Edhe ai fut ne grupin e dyte te njerezve qe kritikojne dhe duke kritikuar i sherbekan prape zotit Berisha.
Pra thelle ne subkonshience mendimi ndryshe trajtohet ne nje situate bardhezi ose te jeni me mua te flisni sic mendoj une dhe do ti vleresoj une kritikat ose po folet ndryshe atehere ju jeni me kundershtarin Sali Berisha. Nuk mendoj se kjo eshte hapesira e nevojshme per te bere nje debat idesh dhe parimesh dhe argumentash. Ketu mora ne konsiderate dy figura te rendesishme te Partise Socialiste qe e kane treguar veten e tyre per 20 vjet ne drejtimin e Partise Socialiste dhe ne drejtimin e institucioneve te larta te shtetit si Presidenti i Republikes dhe Kryetari i Parlamentit.
Te stigmatizosh negativisht dhe ti hedhesh ne preherin e Berishes keto dy figura kaq te rendesishme edhe ne rastin me te keq sikur ata ta kene tepruar me kritikat e tyre me duket nje mbyllje e te gjithe hapesiave te debatit dhe ne nje kohe tjeter do te thoja se eshte nje goditje e vlerave te Partise Socialite.
Problemet qe Partia Socialiste duhet te adresoje sa me mire jane krijimi i nje mjedisi te pershtatshem per debat te lire dhe pa stigmatizime negative bardhezi o me mua o kunder meje. Dhe e dyta te gjitha vlerat e PS-se duhen vleresuar duhen vendosur ne nje hierarki vlerash dhe kontributesh. Nuk mjafton vetem retorika qe do bashkohemi dhe qe ketu jemi te gjithe brezat bashke por kjo duhet lexuar dhe zbatuar ne cdo rresht ne cdo fraze ne cdo kontekst madje edhe ne subkoshiencen e atij qe mbajti sot fjalimin kryesor ne kete kongres.
Zeri i Amerikes Por a do te jete ky nje kongres bashkimi Sic ka nisur si do te mbaroje
Kastriot Islami Problemi eshte me i gjere se kaq mendoj une. Ne radhe te pare sic eshte vertetuar ne 2005 2007 dhe ne 2009 per te fituar zgjedhjet PS duhet te bashkoje te majten e cila ende vazhdon te jete e pabashkuar ne nivelin e saj maksimal. Kjo eshte nje nga sfidat me te medha te cilen zoti Rama ne 2005 kur kerkoi largimin e zotit Nano e vendosi si prioritetin e prioriteteve dhe nuk arriti dot qe ta realizoje. Pra kjo mbetet nje sfide kryesore per te fituar zgjedhjet.
Momenti i dyte eshte krijimi me te gjithe aleatet e saj i nje aleance te sinqerte. Ndersa se treti eshte e nevojshme vendosja e disa rregullave per permiresimin e demokracise se brendshme hierarkise se vlerave dhe karrieres ne PS. Keto perbejne nje bllok te rendesishem krahas programit i cili eshte nje baze e mire debati dhe diskutimi. Ka gjera qe duhen diskutuar dhe mund te behet diskutim rreth programit. Statuti eshte nje ndryshim formal i radhes qe nuk ka ndonje vlere do te thoja une ne permiresimin e ceshtjeve qe permenda me lart. Ne te ardhmen ato duhen zgjidhur ne menyre integrale por nese nuk zgjidhen sfida e PS dhe opozites ne teresi do te mbetet e veshtire po te kemi parasysh edhe tre betejat e fundit elektorale.