E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu bën betimin, nis krijimin e qeverisë së re

Papandreu filloi përpjekjet për krijimin e qeverisë së re, për të cilën premtoi se do të jetë më e vogël dhe do të përfshijë si anëtare disa femra.

Lideri i PASOK-ut dhe Internacionales Socialiste u bë në këtë mënyrë përfaqësuesi i tretë i së njëjtës familjeje që drejton Greqinë, pas gjyshit të tij me të cilin ka të njëjtin emër dhe që ishte një lider centrist i periudhës së pasluftës dhe babait të tij Andreas, i cili themeloi partinë socialiste PASOK në vitin 1974.
     
Sipas mediave, ai pritet të njoftojë në mbrëmje përbërjen e qeverisë së re, për të cilën ka premtuar të jetë më e vogël në numër se sa zakonisht në Greqi. Ai është angazhuar të jetë i hapur për anëtaret femra, që ishin vetëm dy në qeverinë e mëparshme konservatore.
     
Kabineti aktual me 16 ministra pritet të riformatohet, me krijimin e tre portofoleve të reja, Ambjenti, Energjia dhe ndryshimi i klimës, Mbrojtja qytetare ku përfshihet policia dhe mbrojtja civile, si dhe Financat.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›