Italia mbështet Toni Blerin për të drejtuar BE-në
Shefi i diplomacisë italiane vuri në dukje se mirëkupton ndërkohë edhe rezervat e shfaqura nga disa vende që mbështeten në ngurrimin e Britanisë së Madhe për t'u bërë pjesë e zonës euro dhe Shengen.
"Kemi shprehur vlerësim tonë për Toni Bler, megjithatë jemi të vetëdijshëm që një bllok vendesh shpreh shqetësim lidhur me kandidaturën e tij", deklaroi Fratini në një intervistë për gazetën italiane "Corriere della Sera".
Prej disa kohësh ka patur spekulime se ish-kryeministri britanik Bler do të kërkojë postin e ri të presidentit të Këshillit të Ministrave Evropianë, që do të krijohet nën Traktatin e Lisbonës. Emërimi në këtë post mund të bëhet në një samit të BE-së që do të zhvillohet këtë muaj.