E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu, do largohet nga drejtimi i PASOK

Ish-kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si kryetar i PASOK-ut dhe nuk do të rikandidojë.

Na tha se do japë dorëheqjen si lideri i PASOK dhe se nuk do të garojë më për kryeministër, citon Reuter një deputet të PASOK-ut i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve të socialistëve.

Papandreu dha dorëheqjen si kryeministër nëntorin e vitit të kaluar duke i hapur rrugën krijimit të një qeveri me bazë të gjerë për të ndihmuar Greqinë që të tejkalojë krizën financiare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›