E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bachmann tërhiqet nga gara presidenciale

Michele Bachmann

E vetmja femër kandidate për presidente nga Partia Republikane është tërhequr nga fushata. Michele Bachmann ka deklaruar tërheqjen pasi u rendit e fundit në testet e para të zgjedhjeve të zhvilluara në dy shtete të SHBA-ve.

Tashmë mbeten 5 kandidatë nga do të dali kandidati i cili do të dalë përballë Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ish-guvernatori i Masashutas, Mitt Romney ka fituar zgjedhjet në dy shtete e para Iowa dhe New Hampshire me një diferencë të vogël nga Rick Santorum.

Qytetarët e Ioëa folën shumë qartë me zërin e tyre dhe kam vendosur që të tërhiqem, tha Bachmann në një konferencë për shtyp.

Pavarësisht tërheqjes ajo tha se do të vazhdojë të mbetet një zë i fortë kundër Obamës në garën presidenciale. Nga tërheqja e saj nga gara mund të përfitojë Santorum pasi ai pëlqehet shumë nga votuesit besimtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›