Papa: Skandalet e abuzimeve seksuale janë tmerruese
Papa Benedikti XVI deklaroi sot se skandalet e abuzimeve seksuale që kanë goditur Kishën Katolike janë tmerruese.
"është vërtetë tmerruese që Kisha të vuajë nga sulme që vijnë nga brenda, nga mëkatet që vijnë nga brenda Kishës. Falja nuk e zëvendëson drejtësinë ", deklaroi Papa gjatë udhëtimit për në Portugali, ku do të kryejë një vizitë katër ditore.
Skandalet e abuzimeve seksuale me të miturit nga ana e priftërinjve e kanë goditur Kishën Katolike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Irlandë, Holandë, Norvegji, Austri, Gjermani dhe Itali.
Vatikani publikoi pak javë më parë udhëzimet që ka përdorur që prej vitit 2003 dhe bëri thirrje që rastet e abuzimeve seksuale të raportohen në polici sa më parë të jetë e mundur.