E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu nje budalla i ndyre


Nuk duhet te kete qene një ditë e lehtë për Presidentin francez, Nikola Sarkozi, ajo pas takimit të G20-es, kur vuri në shenjestër jo vetem kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, por edhe ish-kryeministrin grek, Jorgo Papandreu.

Lajmi është shkruar në faqen e gazetës franceze “Le Parizien”, e cila është në dijeni të bisedave te shkëmbyera mes presidentit francez dhe atij amerikan, Barak Obama.  

Ata flasin për ish-kryeministrin grek, duke arritur në perfundimin se bëri një gabim të madh që kërkoi referendum për ndihmën e Europës. Por, duket se nuk mbaron këtu. E përjavshmja satirike “Le Canard Enchaine”, shkruan se Sarkozi u ishte shfryrë dhe ministrave te tij, pas takimit në Kanë: “Është Kriza grekePapadhimos: Mbetemi në zonën euroPapadhimos zgjidhet kryeministër Greqi, rikthehen negociatat një menefregist, një hajvan i ndyrë”, duke shtuar se ishte pikërisht Papandreu që shkatërroi takimin e G20-es, fillimisht duke pranuar planin europian dhe me pas propozoi referendum, pa lajmëruar askënd. “Kjo është një thikë pas shpine”, kishte thënë Sarkozi. “Një skandal absolut”.

Presidenti francez vazhdon: “Nuk e kam parë kurre Angela Merkelin në ate gjendje. Mendova se nga një moment në tjetrin do t’i vinte duart në fyt. Francezët dhe europianët e tjerë”, përfundoi Sarkozi, “nuk do t’i durojnë më grekët. Ata duhet të rikrijojnë shtetin e tyre. Ai vend është i jashtëligjshëm”.

Ne takimin e G20-ës, dialogu mes Obamës dhe Sarkozisë, larg kodeve diplomatike, duhet të mbetej privat. Gabimi i mbetet përgjegjësve të zyrës së shtypit, të cilet u lejuan disa gazetarëve të dëgjojnë përmes kufjeve që do të përdoreshin për perkthimin simultan, ndërsa udhëheqësit po bisedonin privatisht, përpara se të shfaqeshin së bashku në konferencën për shtyp.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›