E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA parapelqen diplomacine me Iranin


Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, deklaroi se një sulm ushtarak ndaj Iranit do të sillte pasoja “të paparashikueshme”, ndërsa e cilësoi si një zgjidhje jo përfundimtare, pasi vetëm sa “do të vononte programin bërthamor të Iranit”.

Duke folur ditën e enjte mbi krizën e krijuar, Panetta përjashtoi që mundësia e një goditjeje mbi reaktorët të jetë një mundësi që Uashingtoni zyrtar të jetë duke konsideruar për momentin.

”Duhet të tregohemi të kujdesshëm për pasojat e padëshiruara. Një goditje mbi Iranin nuk do t’i impononte atyre që të heqin dorë nga diçka që duan të bëjnë. Mendoj se të gjitha mundësitë duhet të merren parasysh me shumë kujdes”, deklaroi Panetta përpara gazetarëve.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm për pasojat e padëshiruara. Një goditje mbi Iranin nuk do t’i impononte atyre që të heqin dorë nga diçka që duan të bëjnë

Leon Panetta
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Sipas ekspertëve pranë Shtëpisë së Bardhë, qëndrimi i Panettës bën të mendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës parapalëqejnë përdorimin e diplomacisë, në vend të forcës. Megjithatë, spekulimet për një goditje të afërt mbi reaktorët e Teheranit, vazhdojnë të qarkullojnë në mediat amerikane dhe ato izraelite.

Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes shtoi se mbështet “vendosjen e sanksioneve më të ashpra të mundshme” për Iranin, shtet që pretendon se kërkon të zhvillojë energjinë bërthamore vetëm për qëllime civile.

Më parë gjatë javës, Agjensia Bërthamore e OKB-së u shpreh se kishte gjetur nga inspektimet në vend disa programe kompiuterike, të cilat përdoren për zhvillimin e armëve bërthamore.

Facebook Sondazh

Si antare e NATO-s, Shqiperia do te kete te drejte te flase per sulmin ndaj Iranit. Cilat eshte zgjedhja e duhur?

Sulmi ushtarak

Sanksionet e ashpra

Lejimi i bombes per Iranin


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_465'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(465); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›