E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papulias Dera e NATO-s do te jete e mbyllur per Maqedonine

Presidenti grek Karolios Papulias deklaroi se per Maqedonine do te mbetet e mbyllur dera per ne NATO dhe ne Bashkimin Europian derisa nuk zgjidhet problemi i emrit.

Dyert e NATO-s do te mbeten te mbyllura ndersa procesi i integrimit ne BE do te jete i ngrire persa kohe Shkupi insiston te mbaje qendrimin e pakompromiste ne raport me ceshtjen e emrit deklaroi presidenti grek.

Sipas tij Greqia mbeshtet nje zgjidhje qe shpreh realitetin ne rajon. Kete ai e deklaroi gjate vizites se tij ne Sofje ku u takua me homologun bullgar George Parvanov.

Shkupi e tregon tere rajonin e tij gjeografik me emrin Maqedoni si nje atdhe te kombit te tyre theksoi Papulias. Ai nenvizoi se Greqia mbeshtet integrimet euroatlantike te rajonit te Ballkanit me kushtin qe te plotesojne kriteret e percaktuara nga BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›