E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP vijon hetimin per pasurine e gjyqtareve

Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive prej 1 muaji ka kaluar ne site pasurite e 60 gjyqtareve te gjykatave te Shkalles se Pare te Apelit dhe te Gjykates se Larte. Kontrolli per pasurite e togave te zeza vjen pas problemeve te konstatuara nga kontrolli paraprak i ketij institucioni por edhe per shkak te denoncimeve te bera nga qytetaret.

Sipas burimeve nga ILDKP-ja gjyqtaret dyshohen se kane fshehur pasurite e tyre ne emer te personave te tjere dhe per kete arsye pasurite e tyre po kontrollohen me imtesisht dhe nese gjenden ndonje shkelje apo edhe konflik interesi ILDKP nuk do te nguroje qe te gjobise apo edhe beje kallezim penal ne prokurori. Kontrolli i pasurive te gjyqtareve te te gjitha shkalleve vjen pas marreveshjes se nenshkuar mes KLD-se dhe ILDKP-se ku pasurite e te gjithe gjyqtareve do te kalojne ne siten e ILDKP-se.

Ne kete hetim do te jene edhe udhetimet qe togat e zeza ka kryer jashte vendit. Kjo marreveshje vjen pasi KLD institucioni qe ka nen varesi gjyqtaret nuk ka tager per te kontrolluar pasurite e tyre dhe keshtu ILDKP ka nisur kontrollin per 345 gjyqtare ku 60 prej tyre kane pasuri te dyshimta si dhe te kaluara ne emer te personave te tjere qofte edhe te aferm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›