E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia ne France arrin ne 105

Premtimet e presidentit Francës, Fransua Hollande për te rritur vendet e punës nuk ka gjetur ende zbatim. Papunësia ne Francë ka arritur ne 10.8% në tremujorin e parë të vitit - niveli i saj më i lartë që nga viti 1998. Statistikat zyrtare bëjnë me dije se norma e papunësisë u rrit nga 10.5% në tremujorin e fundit të vitit 2012.

Franca  ka hyre  zyrtarisht ne recesion ndërsa PBB ka rene ne 0.2% ne tremujorin e pare te vitit. Sipas statistikave te Eurostat, norma e papunësisë ka arritur tashmë në 11%.

Ka pasur spekulime se banka qendrore do të zbulojë planet për të rigjallëruar huadhënien në eurozonë, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme .te cilat  ofrojnë rreth tre të katërtat e vendeve të punës në eurozonë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar më herët këtë javë se Franca e ka te nevojshme  te aplikoje reformat ekonomike ose do te rrezikoje te mbetet prapa fqinjëve te saj europiane. 

FMN beri te ditur po ashtu se PBB do të bjerë me 0.2% këtë vit dhe parashikoi rritje ekonomike prej 0.8% në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›