E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uniformat blu zbulojne bazen e falsifikimit te dokumentave

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe struktura të tjera kanë arrestuar në Tiranë shtetasin 62-vjeçar Ylber Huqi, i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave shtetërore. Policia beri te ditur se ka shpallur ne kerkim edhe nje person tjeter per kete veper.
“Operacioni u realizua në afërsi të zonës së Xhamllkut në Tiranë, ku sot në orën 14.00’ u arrit ekezekutimi i masës së sigurisë arrest në burg dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e Ylber Huqi, për konsumim të veprës penale të fallsifikimit të dokumentavee vulave, e kryer më shumë se një herë”deklaroi zëdhënësja e policisë Alma Katragjini.
Sipas saj janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të Dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konderueshme të Vërtetimeve të Hyrje – dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjëndjes civile, karta identiteti të dyshuar të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve ; formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, Vërtetime e formular të paplotësuar të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ndërkohë pas një kontrolli të banesës së tij e cila shërbente njëkohëshisht si bazë fallsifikimi të dokumentave zyrtare u sekuestrua edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›